Në një bisedë skype në Ora e Fundit në ABC Neës, Medlir Mema ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare u shpreh se diplomacia është rruga e vetme për të shkuar përpara drejt një zgjidhje në konfliktin Izrael – Iran. Mema analizoi edhe retorikën e përdorur nga Trump për të cilin u shpreh se ka ndryshuar disi në 24 orët e fundit.
“Lidhur me këtë paralajmërim dyjavor, duket se z.Trump ka ndryshuar pak mëndjen. Brenda kabinetit të tij ka mendime të ndryshme në lidhje me të ardhmen dhe qëllimin e këtyre negociatave që në këtë kontekst mendoj se është një hap përpara për demokracinë. Duhet të kujtojmë gjithashtu që z.Trump është një person që mundohet t’I mbajë gjithmonë kundërshtarët e tij duke pyetur, pra jo të qartë në atë që do të ndodhë.
Këtu kemi një diskutim dhe presion të gjatë nga ana e Izraelit për një mbështetje. A ka nevojë Izraeli për SHBA? Përgjigjja është po dhe jo. Sigurisht që Izraeli mbështetet nga SHBA, për ndihmë ekonomike dhe ushtarake, por edhe furnizime për sistemin e mbrojtjes që vijnë nga sulmet ajrore iraniane, ky është një element i nevojës që Izraeli ka për SHBA. Elementi I dytë është që për të arritur qëllimin që Izraeli dëshiron të arrijë që mund të jetë eleminimi I programit bërthamor Iranian, apo elemiminimi I kupolës politike iraniane, aty domosdoshmërisht edhe nga ana e sigurisë dhe politike i duhen SHBA.
Nëse qëllimi është thjesht degradimi i këtij sistemi bërthamor dhe ndërtesave ku bëhet përpunimi I materialeve atëherë ndoshta jo, sepse Izraeli e ka aftësinë për ta bërë këtë por edhe këtu ka pikëpyetje se sa në kohë dhe sa gjatë mund ta bëjë Izraeli këtë edhe për të mbrojtur veten e vet por edhe për të sulmuar Iranin. Kështu që është e qartë që ka ndryshuar narrative në 24 orët e fundit ajo euforia e dy ditëve të fundit ndoshta ka ndryshuar është zbehur pak dhe kuptohet se diplomacia është rruga e vetme për të shkuar përpara.” u shpreh ai./abcnews.al

