Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për ngritjen e Fondit të Investimeve për Rindërtim

schedule09:05 - 1 Maj, 2025

schedule 09:05 - 1 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë firmosur një marrëveshje të rëndësishme të partneritetit ekonomik pas disa muajsh negociata intensive.

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent deklaroi në një postim në rrjetin “X” se: “jam i lumtur të njoftoj nënshkrimin e marrëveshjes historike të partneritetit ekonomik të sotëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, duke krijuar Fondin e Investimeve për Rindërtim midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, për të ndihmuar në përshpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike të Ukrainës. Siguria ekonomike është siguri kombëtare”.

Ai thekson se “do të punojmë ngushtë me Qeverinë e Ukrainës për të krijuar këtë fond dhe mezi presim ta vëmë në funksionim të shpejtë këtë partneritet historik ekonomik si për popullin ukrainas ashtu edhe për atë amerikan”.

Nënshkrimi i marrëveshjes konfirmohet edhe nga ministrja e Ekonomisë së Ukrainës, Yulia Svyrydenko e cila në një postim në rrjetin social “X”  shprehet se “në emër të Qeverisë së Ukrainës, nënshkrova Marrëveshjen për krijimin e një Fondi Investimesh për Rindërtim midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Së bashku me Shtetet e Bashkuara, po krijojmë Fondin që do të tërheqë investime globale në vendin tonë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!