Pas një takimi të shkurtër në Vietnam presidenti amerikan Tramp dhe ai rus Putin ranë dakord që të luftojnë Isis në Siri deri në momentin që do të jetë i mundur përfundimisht
Donald Trump e Vladimir Putin kanë rënë dakord që të vijojnë përpjekjet e përbashkëta kundër Isis deri në momentin që do të jetë mundur përfundimisht. Ka qenë kjo deklarata e përbashkët mbi Sirinë mbi të cilën është rënë dakord pas një takimi të shkurtër mes dy liderëve në samitin e Apec në Vietnam.
Presidenti i Shteteve të BAshkuara të Amerikës dhe ai rus ranë dakord dhe për të mos ndërhyrë ushtarakisht në Siri duke kombfirmuar impenjimin e tyre për sovranitetin pavarësinë dhe integritetin territorial të venmdit. Ata u bënë apel të gjitha palëve të përfshira në konfliktin sirian që të bëhen pjesë e procesit të paqes së Gjenevës.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në deklaratën e tyre të përbashkët mbi Sirinë i kanë kërkuar të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të shtojnë përpjekjet humanitare muajt e ardhshëm për të ndihmuar popullin sirian. Vladimir Putin e Donald Trump, sipas Kremlinit ranë dakord dhe për domosdoshmërinë e lehtësimit të vuajtjeve të sirianëve./abcnews.al