SHBA dhe Rusia bashkojnë forcat në hapësirë, misioni Crew8 niset me sukses

schedule14:15 - 4 Mars, 2024

schedule 14:15 - 4 Mars, 2024

SpaceX dhe NASA kanë nisur me sukses misionin Crew8 drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Pavarësisht mosmarrëveshjeve në Tokë duket se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon në hapësirë.

Raketa Falcon 9 nga kompania Space X që mbante një anije kozmike me astronaut amerikan dhe një kozmonaut rus u nis nga Florida këtë të hënë drejt Stacionit ndërkombëtar të Hapësirës.

Misioni Creë8 do të zgjazë 6 muaj dhe pritet që të realizohen eksperiemente të ndryshme. Njëri prej këtyre eksperimenteve pritet të jetë edhe rritja e kopjeve artificiale të organeve njerëzore në mjedis me gravitet të ulët, gjë që nuk është e mundur në tokë.

Ky do të jetë vetëm njëri nga 200 ekperimentet shkencore që do të kryhet përgjatë misionit i cili pritet të përfundojë në mes të mujit gusht.

Ekuipazhi prej 4 antarësh u largua nga Qendra hapësinore Kennedy në Florida në orën 22:53 me kohën lokale në SHBA pasi përpjekja e parë e lëshimit të anijes kozmike drejt hapësirës të shtunën u anulua për shkak të erërave të forta.

NASA ka akutalisht një ekupiazh prej 7 personash në Stacionin ndërkombëtar të hapsisës, ndërsa me mbërritjen e 4 personave të tjerë që pritet të ndodhë të martën ky numër shkon në 11.

Kozmonauti Rus Aleander Grebenkin, i cili iu bashkua këtij misioni po bën fluturimin e tij të parë drejt hapësirës.

Stacioni Ndërkombëtar i Hapsirës i krijuar nga njeriu është objekti më i madh në hapësirë si një zone bashkëpunimi ndërkombëtar mes qeverive për të zbuluar më shumë për jetën përtej tokës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!