Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

SHBA dhe Rumania nënshkruajnë një marrëveshje kredie ushtarake prej 920 milionë dollarësh

schedule11:52 - 25 Shtator, 2024

schedule 11:52 - 25 Shtator, 2024

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nënshkruajnë një marrëveshje me Rumaninë për një hua të drejtpërdrejtë prej 920 milionë dollarësh për të mbështetur programin e modernizimit të mbrojtjes të Rumanisë, njoftoi këtë të mërkurë qeveria rumune.

Sipas marrëveshjes së huasë amerikane, Ministria Rumune e Mbrojtjes do të ketë akses të drejtpërdrejtë në shumën prej 700 milionë dollarësh, ndërsa deri në 220 milionë dollarë do t’i drejtohen kompanisë shtetërore ROMARM, e cila kontrollon 15 kompani që prodhojnë armë dhe municione, duke përfshirë barut dhe raketa të drejtuara, raporton Reuters.

Kredia, e cila është dhënë nga Shtetet e Bashkuara përmes mekanizmit për Shitjet Ushtarake të Jashtme (FMS), ka një plan shlyerjeje prej 12 vitesh.



Marrëveshja do të nënshkruhet ndërsa Rumania kërkon të avancojë planin e saj të modernizimit të mbrojtjes pas pushtimit rus të Ukrainës.

Rumania, një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, planifikon të shpenzojë 2.5 për qind të PBB-së së saj për mbrojtjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!