Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un pa nga afër testimin e një rakete të re, më rreze të gjatë veprimi, si kundërgjigje ndaj stërvitjes së përbashkët që trupat amerikane nisën me ushtrinë e Koresë së Jugut, një lëvizje kjo që shihet si provokim nga Peniani.
Televizioni shtetëror në Korenë e Veriut publikoi fotot e liderit suprem teksa vizitonte flotën e anijeve të vendosura në brigjet lindore të vendit, zonë kjo ku u testua dhe raketa e re.
Inspektimi vjen ndërsa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet verore të Mburojës së Lirisë, që kanë si qëllim përmirësimin e përgjigjes së përbashkët ndaj kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut në zhvillim. Pheniani ka denoncuar stërvitjet ushtarake të aleatëve si një provë për luftë bërthamore.
/abcnews.al