Ushtria amerikane tha sot se një avion luftarak kinez bëri disa manovra të rrezikshme pranë një avioni të Forcave Ajrore të SHBA-së në hapësirën ajrore ndërkombëtare në Detin e Kinës Jugore.
Në deklaratën e lëshuar nga komanda ushtarake amerikane në krye të rajonit Indo-Paqësor (USINDOPACOM) thuhet se javën e kaluar, një avion luftarak kinez J-16 bëri një manovër të rrezikshme pranë një avioni të Forcave Ajrore të SHBA-së RC-135 .
Dhjetorin e kaluar, një avion luftarak kinez fluturoi brenda tre metrave nga një RC-135, duke e detyruar avionin amerikan të bënte një manovër të mprehtë për të shmangur një përplasje.
/abcnews.al