Ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së kanë reaguar pas dekretimit të Arbena Ahmetit për të qenë gjykatësja e 10 në Gjykatën e Lartë. Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, ambasadorja Yuri Kim tha se Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu i mundëson të emërojë gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese
Ndërkohë, pak më vonë reagoi edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca duke thënë se e vlerëson një veprim të tillë sepse kjo i jep mundës Gjykatës së Lartë që të emërojë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
“Me emërimin e gjyqtares së 10 arrihet kuorumi për emërimin nga kjo gjykatë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan ai.
Meta dekreatoi sot në mëngjes Ahmetin për në Gjykatën e Lartë duke thënë me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.
“Presidenti i Republikës, në mbështetje të Kushtetutës, dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt plotësisht funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vijojë punën me impenjim të plotë, të pandërprerë, me transparencë, me qëllim përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve”, thekson Meta. /abcnews.al