SHBA dhe BE kritikojnë komentet e presidentit palestinez për Holokaustin

schedule22:32 - 7 Shtator, 2023

schedule 22:32 - 7 Shtator, 2023

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikuan të enjten vërejtjet në lidhje me persekutimin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore dhe antisemitizmin nga presidenti palestinez, Mahmud Abbas.

Në një deklaratë, shërbimi diplomatik i BE tha se vërejtjet e 87-vjeçarit Abbas, të bëra në fund të gushtit në një takim të Këshillit Revolucionar të lëvizjes së tij Fatah, ishin “të rreme dhe jashtëzakonisht mashtruese”, shkruan Reuters.

Deborah Lipstadt, e dërguara speciale e SHBA-së për monitorimin dhe luftimin e antisemitizmit, bëri thirrje për një ndjesë të menjëhershme për ato që ajo i quajti “vërejtjet e urrejtjes, antisemitike” të Abasit.

Nuk ishte e qartë pse diplomatët dhanë deklarata mbi vërejtjet të enjten, dy javë pasi Abbas i bëri ato më 24 gusht.

Në fjalët e tij, Abbas deklaroi se hebrenjtë ishin në shënjestër të Gjermanisë naziste për shkak të “rolit të tyre social” dhe jo për shkak të fesë së tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!