Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se ka lëshuar ndihma humanitare ekuivalente me më shumë se 25 mijë vakte në veri të Rripit të Gazës.
Në deklaratën e bërë nga CENTCOM në rrjetin social X thuhet se dje me orën lokale 12:15 me avionë luftarakë të tipit “C-130” është kryer operacioni i lëshimit të ndihmave humanitare për të siguruar nevojat elementare të civilëve në veri të Gazës.
Në deklaratë thuhet se gjatë operacionit janë hedhur nga ajri ushqime që korrespondojnë me më shumë se 25 mijë vakte. Më tej thuhet se SHBA-ja deri më tani ka ofruar 1.082 tonë ndihma humanitare.
Në deklaratë theksohet se SHBA-ja do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma humanitare nga ajri. CENTCOM më 24 prill njoftoi se ata kanë hedhur ndihma humanitare që përmbanin ushqim të barabartë me afërsisht 30.016 vakte ushqimore në veri të Gazës.