Shtetet e Bashkuara kanë dërguar pjesën e parë të ndihmës së tyre për pajisjet e energjisë në Ukrainë, thanë zyrtarët amerikanë, ndërsa Uashingtoni punon për të mbështetur infrastrukturën energjetike të vendit kundër sulmeve të intensifikuara nga Rusia.
Kësti i parë ishte pajisje elektrike me vlerë rreth 13 milion dollarë, tha një nga zyrtarët. Një burim tjetër i njohur me këtë çështje tha se dy avionë të tjerë me pajisje do të niseshin nga Shtetet e Bashkuara këtë javë.
Një zyrtar amerikan tha se pajisjet u nisën nga një bazë ushtarake amerikane. Kësti i parë është pjesë e ndihmës prej 53 milionë dollarësh të shpallur muajin e kaluar, pasi Ukraina tha se kishte nevojë për transformatorë dhe gjeneratorë, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. /abcnews.al