Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka dënuar dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar theksoi se dhuna nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.
Duke iu referuar ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse jo me emër konkret, Escobar shprehet se “është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike”.
Nga ana tjetër Esocobar shprehet se jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i SHBA.
Mes të tjerash Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit. Intervistën me zotin Escobar mund ta ndiqni sot në emisionin Ditari, në orën 18:00.
“Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani. Ne do të jemi shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbi dhe në Kosovë, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështjet ekonomike, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështjet ekonomike.” shprehet Escobar në këtë intervistë për Zërin e Amerikës./abcnews.al/