SHBA, demokratët në ofensivë/Padi kundër Rusise, Trump e Wikileaks

schedule20:34 - 20 Prill, 2018

schedule 20:34 - 20 Prill, 2018

Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara ka ngritur të premten një padi ndaj Rusisë, presidentit Trump dhe portalit Wikileaks, me akuzën e komplotimit për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Në padinë në fjalë, e depozituar në Gjykatën Federale të Manhatanit, demokratët argumentojnë se bashkëpunëtorët elektoralë të Trump u lidhën me qeverinë ruse dhe shërbimet sekrete të saj për të dëmtuar pozitën e kandidates rivale, Hillary Clinton gjatë fushatës.

“Trump e mirëpriti ndihmën ruse më shumë kënaqësi”, thuhet në dokument, ku mes të tjerash stafi elektoral i kreut të shtetit akuzohet se ka funksionuar si një “sipërmarrje shantazhesh”.

Vitin e kaluar, katër agjenci amerikane të inteligjencës raportuan se Rusia kishte sponsorizuar sabotimin e sistemit kompjuterik të demokratëve për të favorizuar biznesmenin miliarder. Sipas demokratëve, një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 2015 dhe në gjysmën e parë të 2016-s, kur hakerat rusë sabotuan sistemin e komunikimit elektronik, mblodhën mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të Komitetit Kombëtar dhe më pas ia dorëzuan ato faqes Ëikileaks, që publikoi disa mijëra email-e që dëmtonin figurën e Clinton.

Presidenti Trump dhe po ashtu Moska i kanë mohuar vazhdimisht akuzat në fjalë, për verifikimin e të cilave në Shtetet e Bashkuara po kryen një sërë hetimesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!