Demokratët amerikanë kanë siguruar katër fitore të rëndësishme gjatë zgjedhjeve që u zhvilluan në katër shtete të mërkurën e nëntorit. Mbrojtja e të drejtave të abortit ka qenë një nder temat kryesore që demokratët propozuan Kentaki dhe Ohajo, duke siguruar në këtë mënyrë edhe mbështetjen e votuesve. Të dyja këto shtete votuan ish presidentin amerikan Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Andy Beshear, u rizgjodh si guvernatori i Kentakit. Ai kishte kritikuar ashpër qëndrimet e kundërshtarit e tij republikan, Prokurorit të Përgjithshëm Daniel Cameron, në lidhje me abortin. Beshear u shpreh i habitur me deklaratat e kundërshtarit të tij, i cili nuk pranon abortin edhe në rastet e përdhunimit dhe incestit.
Ohajo votoi për të përfshirë të drejtat e abortit në kushtetutën e saj. Referuar të dhënave pothuajse 56% e votuesve në shtetin me prirje konservatore e kishin mbështetur atë.
Aborti aktualisht është i ligjshëm në Ohio deri në javën e 22-të të shtatzënisë. Dan McCaffery fitoi një vend në Gjykatën Supreme të Pensilvanisë pasi u pozicionua si një mbrojtës i të drejtave të abortit.
Dhe në Virxhinia, demokratët mbajtën Senatin e shtetit dhe hoqën kontrollin e Dhomës së Delegatëve të Virxhinias nga partia republikane.
Fitoret nuk do të jenë të mjaftueshme për t’i bërë demokratët të ndihen të sigurt në zgjedhjet presidenciale të 2024.
/abcnews.al