SHBA certifikon 11 majin/ Meçe: Mesazhi i ambasadës, goditje për Sali Berishën

schedule20:58 - 27 Maj, 2025

schedule 20:58 - 27 Maj, 2025

Analisti Arben Meçe thotë se mesazhi i SHBA, ku uronte popullin shqiptar për zgjedhjet e 11 majit, është goditje për kreun e PD, Sali Berisha.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se SHBA i certifikoi zgjedhjet, teksa Berisha lufton për mos njohjen e procesit.

“Qëndrimi i SHBA është qëndrimi më zyrtar, atë që certifikoi procesin zgjedhor, jo rezultatet. Procesi do të kalojë në të gjitha fashat zgjedhore. Është shumë e rëndësishme që procesi të jetë i njohur. Lufta e Berishës është që të mos njohë zgjedhjet. Amerikanët e mbyllën këtë kapitull, pjesa e Berishës, e farsës, u godit. Ky është proces normal që zhvillohet. SPAK po spastron çdo infeksion të këtij procesi, do japë goditje. Këto shkelje ligjore nuk do shpëtojnë, nga procesi që SPAK po e vazhdon me qetësi. Janë ngjarje që duhen goditur”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!