SHBA autorizon dozën e tretë të Pfizer për grupmoshat 12 deri në 15 vjeç

schedule17:22 - 3 Janar, 2022

schedule 17:22 - 3 Janar, 2022

Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave (FDA) ka autorizuar dozën e  tretë të Pfizer dhe BioNTech për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç. FDA gjithashtu reduktoi kohën për të gjitha dozat përforcuese nga pesë në gjashtë muaj pas marrjes së dozave primare dhe autorizoi dozën e tretë për moshat 5 deri në 11 vjeç me sistem të dobët imunitar.

FDA tha se rishikoi të dhënat dhe provat e publikuara mbi sigurinë e dozave përforcuese të ofruara nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, të cilat përfshinin mbi 6,300 persona të moshës 12 deri në 15 vjeç që ishin vaksinuar me Pfizer.

Rikujtojmë se SHBA është një nga vendet më të prekura nga pandemia. Vendi ka regjistruar 56,142,175 raste dhe 847,408 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!