Armenisë dhe Azerbajxhanit edhe pas përpjekjeve për amrëpushim vijojnë luftimet mes tyre. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje dy vendeve që të arrijnë një zgjidhje diplomatike të konfliktit mbi rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut.
Pompeo gjatë vizitës së tij në Indi ka zhvilluar biseda telefonike me Kryeministrin armen Nikoll Pashinyan dhe Presidentin azerbajxhanas Ilham Aliyev, ku u ka bërë thirrje që të respektojnë zotimet e tyre për të ndërprerë armiqësitë dhe për të gjetur një zgjidhje diplomatike.
Mdiat e huaja bëjnë me dije se të dy vendet akuzuan njëri-tjetrin të martën për sulme ndaj objektivave jashtë Nagorno-Karabakut pasi Sekretari Pompeo ndërmjetësoi një armëpushim me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Takimi i tyre i 24 tetorit në Uashington u organizua pas dy përpjekjeve të dështuara ruse për të ndërmjetësuar një armëpushim të luftimeve më të rënda në rajon në më shumë se një çerek shekull.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u është bashkuar udhëheqësve të tjerë globalë në thirrjet për t’i dhënë fund luftimeve mbi territorin e debatueshëm. Udhëheqësit botërorë duan të parandalojnë një luftë më të madhe që mund përfshijë Turqinë, një aleate e Azerbajxhanit dhe Rusinë, e cila ka një marrëveshje mbrojtjeje me Armeninë.e.su./abcnews.al