SHBA akuzojnë Maduron për trafik droge dhe japin 15 milion dollar për “kokën” e tij

schedule17:01 - 26 March, 2020

schedule17:01 - 26 March, 2020

SHBA-të kanë akuzuar Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vend për trafik ndërkombëtar të drogësë duke vendosur edhe një çmim për “kokën” e tij.

Uashingtoni e ka akuzuar prej kohësh Maduron për drejtimin e një regjimi të korruptuar dhe brutal, një akuzë që ai e ka refuzuar vazhdimisht.

Uashingtoni mbështet liderin e opozitës, Juan Guaidó, i cili vitin e kaluar e deklaroi veten president të përkohshëm.

“Populli venezuelas Meriton një qeveri përfaqësuese transparente, të përgjegjshme që i shërben nevojave të njerëzve, dhe që nuk përfshihet në trafik të paligjshëm të narkotikëve,” tha Departamenti i Shtetit i SHBA në një deklaratë. /abcnews.al