SHBA akuzoi agjentët e inteligjencës ruse për sulme kibernetike ndaj Ukrainës dhe aleatëve të saj

schedule22:19 - 5 Shtator, 2024

schedule 22:19 - 5 Shtator, 2024

SHBA akuzoi këtë të enjte pesë zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse dhe një civil rus për komplot për të nisur sulme kibernetike ndaj Ukrainës dhe aleatëve të saj duke filluar nga viti 2020 në një përpjekje për të bllokuar Ukrainën.

Në një aktakuzë të rishikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, e cila u publikua këtë të enjte, thuhet se njësia kibernetike e shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse ka kryer “operacione të mëdha kibernetike” duke filluar që në vitin 2020, para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, njoftoi Reuters.

Aktakuza origjinale, e cila u ngrit në qershor në gjykatën e qarkut në shtetin amerikan të Marylandit, i referohet vetëm një të pandehuri, Amin Stigal.

Stigal akuzohet për komplot me agjencinë ruse të inteligjencës ushtarake GRU.

Agjencitë e inteligjencës në SHBA dhe Britani të Madhe paralajmëruan më herët se një grup spiunazhi kibernetik i vendosur brenda GRU i njohur si “Njësia 29155” po synonte infrastrukturën kombëtare kritike./abcnews.al