Aktorja e filmave për të rritur do të tregojë publikisht historinë intime që ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump në 2006. Menaxherja e Stormy Daniels theksoi se pranimi i pagesës së kryer nga avokati i Trump ka prishur marrëveshjen e heshtjes.
Aktorja e filmave për të rritur, e cili ka qenë i përfshirë në akuzat për një lidhje jashtëmartesore me presidentin amerikan Donald Trump është e lirë të tregojë historinë e sajë. Kështu të paktën pretendon menaxherja e saj. Stormy Daniels nuk është më e detyruar nga një kontratë heshtjeje pasi avokati i kreut të Shtëpisë së Bardhë pranoi se e pagoi atë, thotë menaxherja Gina Rodriguez. Avokati personal i Trump konfirmoi në një deklaratë në media se ai privatisht i pagoi Daniels 130 mijë dollarë në vitin 2016.
Rodriguez thotë se pranimi i pagesës i bërë publikisht lejon klientin e saj të flasë lirshëm. “Marrëveshja ka përfunduar tani, dhe Stormy do të tregojë historinë e saj”, tha Rodriguez për Associated Press. Deklarata e saj vjen pasi avokati I presidentit amerikan, Michael Cohen pranoi për Nju Jork Tajms se pagoi Daniel, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford.
“As Organizata Trump dhe as ekipi i fushatës së Trump nuk ishin pjesë e transanksionit me Clifford, dhe as më kanë rimbursyer pagesën, as në mënyrë direkte dhe as indirekt”, tha Cohen. Gjithashtu të njëjtën gjë ka përsëritur përpara Komisionit Federal Elektoral Amerikan. “Pagesa ndaj Clifford është e ligjshme dhe nuk ishte një kontribut për fushatën apo shpenzim për fushatën presidenciale”, theksoi Cohen.
Sipas zbulimeve të mediave amerikane, aktorja e filmave për të rritur është paguar për një marrëveshje, e cila nuk i lejon asaj të flasë apo diskutojë lidhjen jashtëmartesore me Trump. Mardhënia intime mes tyre daton në 2006 gjatë një turneu golfi të manjatit amerikan. Në atë kohë Melania kishte vetëm 4 muaj që kishte sjellë në jetë djalin e parë të Trump. Zbulimi I kësaj historie ka bërë që mes çiftit presidencial të ketë mosmarrëveshje, e cila është parë edhe në publik./abcnews.al