Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë vendit tonë plot 750 mijë dollar që do të përdoren për të rritur parametrat e sigurisë ajrore por edhe mbikëqyrjen detare. Përmes një postimi në facebook, ambasada e SHBA-ve bën të ditur se “ky sistem e mundëson Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij”.
Deklarata e plotë
Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara priti me kënaqësi nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750,000 dollarësh midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS). Ky sistem e mundëson Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij. #NeJemiNATO