SHBA, 7 vjet burg Martin Shkrelit

schedule22:00 - 9 Mars, 2018

schedule 22:00 - 9 Mars, 2018

Njeriu më i urryer në Amerikë, siç njihet ndryshe Martin Shkreli, është dënuar me 7 vjet burg për mashtrime financiare. Dënimi ka ardhur pas një procesi njëvjeçar, gjatë të cilit 34-vjeçari është përpjekur të shfajësohet.

Ish-sipërmarrësi shqiptaro-amerikan, Martin Shkreli, i njohur ndryshe si “personi më i urryer” në Amerikë, është dënuar me 7 vjet burg për mashtrim të investitorëve. 34-vjeçari u përlot teksa ndiqte seancën e mbajtur në një gjykatë federale të Bruklinit, ku iu komunikua dhe dënimi me burg.

Avokatët e tij kishin kërkuar një dënim nga 12 deri në 18 muaj, ndërsa prokurorët të paktën 15 vjet. Shkreli akuzohej se u kishte dërguar deklarata të rreme investitorëve, teksa mbulonte humbjet e mëdha që pësonin dy fonde të menaxhuara prej tij. Por ajo që e bëri atë famëkeq ishte rritja e çmimit të një ilaçi për pacientët e sëmurë me SIDA në vitin 2015.

Pasi themeloi kompaninë “Turing Pharmaceuticals”, ai bleu ilaçin Daraprim dhe ia rriti çmimin me 5 mijë për qind, duke e çuar në 750 dollarë. Muajin e kaluar, kur procesi ishte ende në zhvillim, Shkreli i shkroi një letër gjyqtarit ku shprehej: “U tregova i marrë”. Por duket se kjo nuk ka mjaftuar për të ndryshuar mendimin e gjyqtarit, i cili në një seancë të mëparshme thoshte se provat në ngarkim të 34-vjeçarit ishin aq shumë, saqë asgjë nuk mund ta shmangte dënimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!