SHBA/ 13 vjeçari akuzohet se ka planifikuar sulm në një sinagogë

schedule22:37 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 22:37 - 14 Dhjetor, 2023

Një 13 vjeçar nga Ohio, SHBA, akuzohet se dyshohet se kishte planifikuar një sulm në një sinagogë hebreje. 13 vjeçari akuzohet për nxitje paniku dhe sjellje të çrregullt, raportojnë mediat e huaja.

Ai akuzohet se ka postuar një “plan të detajuar për të kryer një sulm masiv” në Temple Israel në Kanton, një qytet në jug të Akronit, në platformën e transmetimit të drejtpërdrejtë Discord.

Akuzat vijnë mes një rritje të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Vetëm në SHBA, incidentet antisemitike u rritën 35% nga viti 2021 në 2022.

Rasti i sinagogës së Kantonit doli në dritë më 1 shtator dhe u raportua te organet e zbatimit të ligjit, sipas dokumenteve të gjykatës. Seanca është caktuar për 20 dhjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!