Vdekja e George Floyd ka shkaktuar një javë protestash në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shawn Mendes dhe Camila Cabello i janë bashkuar protestave që kanë përfshirë shumë vende, nga vdekja e George Floyd.
Çifti është parë mes protestuesve në qendër të qytetit Miami, shkruajnë mediat e huaja.
Camila, 23 vjeçare, dhe Shawn, 21 vjeçar, më parë kanë ndarë mendimet e tyre për racizmin dhe janë shprehur mbështetës të protestave për këtë ngjarje.