Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shaw: Gjysmëfinalet “mace e zezë”, me Romën marrim drejtimin e duhur

schedule21:34 - 26 Prill, 2021

schedule 21:34 - 26 Prill, 2021

Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw, beson se gjysmëfinaja e Europa League kundër Romës është një mundësi shumë e mirë për ta për të bërë një hap në drejtimin e duhur.

Në një intervistë për “MUTV”, 25-vjeçari beson tek kualifikimi në finale edhe pse në vitet e fundit ata gjithmonë janë eleminuar në këtë fazë.

“Na presin tre ndeshje shumë të rëndësishme, sidomos ato kundër Romës, të cilat mund të përcaktojnë edhe sezonin tonë. Mendoj se kemi luajtur disa gjysmëfinale në dy vitet e fundit, ku nuk kemi qenë shumë të suksesshëm në to.

Kemi një shans për të bërë një hap në drejtimin e duhur. Mund të kalojmë në finale e më pas ta fitojmë Europa League”, përfundon Shaw.

“Djajtë e Kuq” kanë edhe një ndeshje shumë të vështirë këtë fundjavë me Liverpool në kampionat dhe më pas do të udhëtojnë drejt “Olimpicos”, ku do të vendoset se kush do të kalojë në finale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!