Sharon Stone flet për bullizmin që përjetoi në Hollywood kur mbushi 40 vjeç

schedule15:41 - 12 Prill, 2023

schedule 15:41 - 12 Prill, 2023

Sharon Stone është një nga fytyrat më të njohura të spektaklit botëror me filma që kanë shkruar histori!

Aktorja 65-vjeçare nuk i është shmangur komenteve se Hollivudi ka stereotipe për moshën dhe në një intervistë të re ka treguar se shumë ishin ata që e dekurajuan të vazhdonte karrierën kur mbushi 40 vjeç!

Duke folur për Spectrum News Southern California, Sharon Stone nuk u përmbajt dhe i tha prezantuesit se edhe ajo ndihet mirë në të 40-at e saj.

” Ju jeni mjaft e vjetër për të ditur atë që dëshironi. Në “Basic Instinct” dukesha mahnitëse! Unë dukesha si një princeshë skandinave! Shikoj fotot e vetes dhe mendoj, ‘O Zot, ka kaluar pak kohë’“, tha aktorja.

Më pas, kur u pyet nëse me të vërtetë ndihej sikur humbi punën kur mbushi 40 vjeç, Sharon Stone pranoi: “Po tallesh me mua? Mund të emëroja aktorët që thanë se isha shumë e vjetër për të punuar me të”./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sharon Stone (@sharonstone)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!