Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sharje ndaj zyrtarëve të ndeshjes, e pësojnë dy drejtuesit e Juves

schedule18:17 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 18:17 - 8 Dhjetor, 2020

Juventusi nuk është në situatën më të mirë të mundshme në Serie A, me bardhezinjtë, që renditen të katërtët pas 10 javësh. Bardhezinjtë fituan me vështirësi derbin ndaj Torinos, teksa gjatë ndeshjes kishte shumë tension.

Gjyqtari i ndeshjes mori disa vendime të kontestueshme gjatë 90 minutave dhe ngjalli jo pak kundërshtinë e zyrtarëve të bardhezinjve sidomos drejtorit Fabio Paraticci dhe zëvendëspresidentit Pavel Nedved. Të dy janë dënuar për ofendime dhe sjellje të ashpër ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe gjyqtarit.

Paraticci është përjashtuar deri më 14 dhjetor, ndërsa Nedved është gjobitur me 15 mijë euro dhe përjashtim deri më datë 14 dhjetor. Për Paraticcin ky është dënimi mi tretë për këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!