Shantazhe online për përfitim parash, Rexhepi: Situatë alarmante për zhvillimin e fëmijëve, kontrolli të jetë i lartë

schedule13:22 - 8 Gusht, 2024

schedule 13:22 - 8 Gusht, 2024

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi foli për krimet kibernetike, duke u ndalur tek rasti i raportuar disa ditë më parë në Tiranë ku dy vëllezër shantazhonin të mitura për t’u marrë para.

“Sektorët e mbrojtjes kibernetike duhet të rriten dhe të zhvillohen dhe pranë komisariateve duhet të ketë specialistë, por edhe një polici private duhet të jetë e organizuar. Por duhet të them edhe që njerëzit duhet të jenë pak të kujdesshëm. Lidhur me këto duhet të merren masa për shantazhet që u bëhen të miturave”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai theksoi se për shantazhuesit duhet të ketë gjoba, ndërsa nënvizoi se kontrolli duhet të jetë i lartë.

“Duhet të tregohet kujdes dhe sidomos në dërgimin e fotografive. Njerëzit duhet të jenë më hapur pranë policisë dhe gjithashtu duhet të shtohen specialistët. Këto janë fenomene të zhvillimit dhe janë raste alarmante për zhvillimin e fëmijëve”, tha më tej eksperti i kriminalistikës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!