Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dritan Shano i ftuar në studion e ABC këtë të premte ka komentuar situatën politike që ndodhet në parti.
Shano në lidhje me debatin mes Bashës dhe Nishanit për shpalljen non grada të Berishësh ka theksuar se është një çështje që nuk i tako asnjërit që të diskutohet, pasi vetë Berisha ka zgjedhur ta zgjidhë në mënyrë private.
Sipas tij kjo nuk është përplasje, por një lojë për të fituar sa më shumë vota për kreun e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.
“Debati mes Bashës dhe Nishanit është një përplasje që nuk i shërben askujt dhe nuk i shton asgjë asaj që po ndodh brenda PD-së. Berisha dhe SHBA e njohin aq mirë njëri tjetrin dhe është e gabuar që të komentosh faktin sesi ato e etiketojnë në këto momente. Më e mira është heshtja, pasi komentimi i një çështje të tillë është më shumë dëmtim për PD dhe të zgjidhet siç kërkoi vetë Berisha. Basha ndoshta ndjen se mund të humbasë mbështetësit e Berishës, nëse nuk do të mund të fitojë garën e fjalëve me Nishanin për të treguar se cili është më i besueshëm. Më shumë se një lojë mes tyre është një debat për vota”, ka thënë ai.
Shano ndër të tjera në intervistën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi ka theksuar se çdo proces zgjedhor në çdo vend ka probleme por misioni i opozitës ishte që ta parandalonte një gjë të tillë para se të ndodhte dhe jo pas.
Ndër të tjera ai thekson se Basha duhet të largohet, pasi në mandatin e parë ishte trazira dhe justifikohej humbja humbja e zgjedhjeve të 25 prillit është e pajustifikueshme.
“Çdo proces zgjedhor në Shqipëri ka probleme, pasi probleme kanë dhe në SHBA dhe jo më në vendin tonë, këto luftëra për sistemin zgjedhor dhe pastërtinë e tyre bëhen para dhe jo pas procesit zgjedhor. Unë nuk kam asnjë surprizë, unë që pas zgjedhjeve kam thënë se Rama bëri çdo gjë që pritej prej tij, ne duhet të bënim atë që pritej prej nesh.
Unë nuk mendoj se Basha do të mund të çojë në fund procesin e organizimit të zgjedhjeve. Ne kemi një problem të madh pasi duam pushtetin, deri sa unë të mbyll sytë kjo do të jetë e ardhmja e procesit zgjedhor në vendin tonë. Ai si kryetar ka pas detyrën që të garantonte që këto që ndodhen të mos ndodhin.
PD nuk ka pas ndonjëherë mënjanim nga faktori ndërkombëtar. Që faktori ndërkombëtar do të mbështesë qeverinë është e padiskutueshme pasi ajo quhet se ka dalë nga vullneti i shqiptarëve, ne duhet që të jemi më të besueshëm për të çuar përpara reformat primare. Nëse shikohet se PD-ja loz me këto procese patjetër që do e humbë mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe do të fitojë Rama pasi është në qeveri.
Asnjë nga kandidatët nuk i përjashtoj për arritjen për postin e kreut të PD dhe pse unë mbështes më shumë Fatbardh Kadilli”, ka thënë Shano./abcnews.al