Shahini në Fier pas helmimit të nxënësve: E patolerueshme hera e dytë, mori përmasat e krimit

schedule14:27 - 4 Mars, 2020

schedule 14:27 - 4 Mars, 2020

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shkuar në Fier, për të parë nga afër situatën nga helmimi i nxënësve në shkollën “Janaq Kilica”.

Shahini në një prononcim për mediat thotë se është e patolerueshme që kjo ndodh për herë të dytë dhe sipas saj ka marrë përmasat e një krimi.

“Herën e parë e morëm me seriozitet dhe thamë mund të jetë një pakujdesi. Herën e dytë është e patolerueshme. Kjo po mbërrin në përmasë ne një krimi. Do marrim masat e nevojshme. Policia dhe Prokuroria e ka parë me shumë kujdes rastin, kanë marrë mostrat e nevojshme. Do gjejnë edhe personat që kanë hedhur sprajin. Kamerat do të jenë të gjitha aty dhe do i marrim të gjitha masat e nevojshme.

Ajo që është e rëndësishme për ne është që kjo të mos ndodhë më. Do sigurohemi që të ketë më shumë oficerë sigurie në shkollë”, – tha Shahini.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme, ku dhjetra nxënës u dërguan me urgjencë në spitalin e Fierit. Sipas policisë paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur nga hedhja e sprajit me piper.

Sakaq, ministria e Shëndetësisë njoftoi se 42 nxënës ndodhen në spital, dhe 8 të tjerë janë larguar pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.

/abcnews.al