Sfidë pas sfidë në rrjetet sociale dhe këtë herë Ylli Shameti, gjirokastriti që është pjesë e Gjilanit në kampionatin dardan, ka zgjedhur #uglyfacechallenge. Mbrojtësi ka postuar një foto të periudhës kur ishte pjesë e Kukësit, skuadër me të cilën ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë
Ai ka nominuar disa lojtarë me të cilët ka luajtur te verilindorët, duke nisur me ish-kapitenin Rraman Hallaçi, e për të vijuar në Renato Malota e Nijas Lena. Në listë është edhe Agim Meto, i cili zgjodhi ta mbyllte me futbollin në vendin tonë dhe të jetonte jashtë vendit.
Fieraku, me shaka i është përgjigjur nominimit që Shameti i ka bërë, duke shkruar: “Faleminderit që nuk e paske harruar që edhe unë kam luajtur pesë ditë top”.
Një shaka e Metos, që ka postuar një foto gjatë periudhës kur luante me Laçin. Komentit të mesfushorit Shameti i është përgjigjur kështu: “Po ti ke qenë talenti i Myzeqesë e të keqen”. /abcnews.al