Shalsi: Opozita në rrugë pa krye, nuk di çfarë do

schedule20:00 - 14 Maj, 2019

schedule 20:00 - 14 Maj, 2019

Të njëjtin qëndrim, sikundër ministrat e deputetët e mazhorancës ka mbajtur në studion e Mbrëmje në ABC News, Ministri për mbrojtjen e sipërmarrjes Eduart Shalsi sa i takon protestave të opozitës, ftesës së Ramës për dialog dhe zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në këndvështrimin e tij Shalsi shikon një opozitë të hallakatur, në rrugë pa krye, që nuk di çfarë do dhe që kërkon të shmanget nga përgjegjësia e reformës në drejtësi, por edhe të mundur nga kandidatët e PS në zgjedhje.

“Qëndrimi ynë është konstant, datën e zgjedhjeve e ka dekretuar Presidenti mbi bazën e Kushtetutës. Kemi pas lëvizje të hallakatura të opozitës dhe liderit të saj. E dimë që ka lider de facto dhe de jure

Ka shumë kontradikta në deklaratat e tyre. Një gjë është e sigurtë që data e zgjedhjeve është përcaktuar. Opozita vetë humbi shansin për të marrë pjesë, sepse ato e kanë kuptuar që nuk mund ta mundin dot PS dhe kandidatët e saj. Mesa duket në mungesë të një alternative si edhe periudha para reformës në drejtësi. Janë një sërë ngjarjesh që e kanë detyruar opozitën të marrë këtë rrugë pa krye”.

Shalsi nuk shikon asnjë mundësi për rishikimin e datës së zgjedhjeve, pasi atë e përcakton Kushtetuta. Sipas tij nuk pati asnjë ankesë të vetme për zgjedhjet në 2017.

“Kemi një lëvizje tani, ishim dhe ne në protestë në 2009 dhe protestuam ashpër madje, sepse qëllimi ynë ishte: Hapni kutitë, na tregoni vullnetin popullit, ose largohuni.

Ne i konsiderojmë shqiptarët e mençur dhe nuk u themi një gjë sot e një gjë nesër. Objektivi ynë kryesor ishte: Hap kutitë dhe arritëm të fitonim të drejtën që të hapeshin kutitë automatikisht.

Çfarë po kërkojnë këto dhe po nisemi nga viti 2017, k ur KQZ ishte në dorë të tyre kur nuk pati një ankesë të vetme. Të gjithë e dinë që në 2017 patëm një dalje të PS si forcë e vetme,  si nuk u gjet një person i vetëm që të depozitonte një ankesë”.

Sa i takon mundësisë për zgjidhjen e ngërçit, Shalsi përsëriti ftesën e kryeministrit për dialog, por kushti i opozitë spër largimin  Ramës tregon që ajo nuk di çfarë do dhe akuzon ndërkombëtarët që nuk mbështesin akuzën e tyre.

“Ftesën e vazhdueshme të Kryeministrit që ka bërë: Po jam i gatshëm të dialogoj. Paska një ndryshim në qëndrim sot, se të tjera u thanë të shtunën, të tjera tjera dje.

Kemi parë sulmin frontal qëa ta kanë ndërmarrë ndaj ambasadorëve. Këto janë ushqyer nga deklarata e dhunshme Dhe shprehjes së urrejtjes që pse kjo kauzë e tyre nuk po përqafohet nga ndërkombëtarët.

Ndërkomëbatrët kanë vullnetin e mirë, por kanë edhe disa parime nga të cilat nuk lëvizin. Opozita  nuk është e përrgatitur, nuk di çfarë do. Është pozitë e hallakatur pa objektiva të qarta, mesa duket frika nga reforma i ka çuar në rrugë pa krye”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!