Shalsi: Kam takuar të rinj që nuk duan punë në shtet, nuk qajnë, ankohen apo fajësojnë të tjerët

schedule10:56 - 15 Mars, 2021

schedule 10:56 - 15 Mars, 2021

Ministri për Sipërmarrjen Eduart Shalsi deklaroi gjatë fjalës së tij në prezantimin e planit ekonomik të socialistëve se gjatë këtyre viteve është ngushtuar diferenca mes administratës shtetërore dhe të punësuarve në sektorin privat. Shalsi deklaroi se nga një protokoll amulli me letrat që “flinin”, po shkojmë drejt konsolidimit të një platforme për zgjidhjen e problemeve të bizneseve.

Ai u shpreh se ka një kuadër ligjor për mbështetjen e start-up-eve të të rinjve që nuk qahen, ankohen apo shajnë të tjerët për duan të bëhen të suksesshëm, pa qenë nevoja të kërkojnë punë në shtet.

“Nuk kemi marrë përsipër dhe nuk mund të zgjidhim të gjitha problemet e sipërmarrjes por kemi bërë një gjë që nuk kishte ndodhur më parë në historinë e tranzicionit shqiptar. Çdo ankesë analizohet. Kemi synuar rritjen e transparencës dhe vendosjen e një partneriteti. Kemi bërë të mundur të ngushtojmë diferencën mes administratës shtetërore dhe bizneseve.

Ju e mbani mend punonjësit në administratë silleshin si agallarë. Kemi ngritur struktura. Kurrë nuk mund ta kuptosh një biznes se në çfarë rrugëtimi kalon nëse nuk e sheh me sytë e tu se kur punon. Sondazhet e bizneseve na kanë shërbyer për të kuptuar se çfarë duhet të përmirësojmë. Kundërshtarët tanë thonë do ulim taksën për biznesin e madh. Por biznesi i madh ka pasur problem vetëm pjesën e shërbimit. Kryeministri tha në tetor 2019 të nisin shërbimet online.

Brenda një viti mbi 90% e shërbimeve për biznesin ofrohen online.  Në çdo ministri dhe agjenci ka një person të dedikuar që ndjek letrat e ardhura nga bizneset. Do vazhdojmë të përmirësojmë platformën. Nga një protokoll amulli me letrat që flinin tashmë duam të konsolidojmë platformën për zgjidhjen e problemeve. Kemi krijuar një sistem adekuat për monitorimin. Sipërmarrësit e rinj në Shqipëri, ne gjatë vitit të kaluar kemi kontaktuar shumë të rinj që nuk kërkonin punë në shtet, por donin të nisnin Start up-e. Kemi një kuadër ligjor që shpresojmë ta miratojmë shumë shpejt. Kemi ndeshur të rinj që nuk dinë të qajnë, të ankohen dhe të shajnë gjithmonë të tjerët. Tërmeti dhe pandemia në përballuan me sfida shumë të mëdha”, tha Shalsi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!