Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Shaland zbulon se si i inspiron lojtarët para ndeshjeve. Dardanët nuk pësojnë humbje prej 14 ndeshjes radhazi në të gjitha kompeticionet.
14 ndeshje radhazi pa humbje për përfaqësuesen e Kosovës janë një tregues i qartë i momentin fantastik që po kalojnë dardanët. Natyrisht që përtej grupit fantastik të lojtareve, meritë ka edhe trajneri Shaland. Gjatë një prononcimi për mediat në Zvicër, kreu i pankinës së Kosovës zbuloi se si i inspiron lojtarët në dhomat e zhveshjes.
“Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar shumë gola kohë më parë ndërkohë që kishin shumë probleme ne sulm. Përgjegjësia ishte e madhe në të treja repartet, por mbrojtja ishte pika më e dobët. U kam treguar lojtarëve të mi pamje të ndeshjeve të Real Madrid dhe Manchester City për t’i ndihmuar të kuptojnë se si sulmuesit duhet të mbronin në fazën defensive. Në futbollin e sotëm luhet me 10 mbrojtësa. Shpresojmë të vazhdojmë rrugën tonë drejt europianit. Përfaqësuesja e Kosovës është shansi im i fundit për të marrë pjesë në këtë kompeticion”, përfundon trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Shaland./ABC News Albania 24/7