Shakira konfirmon ndarjen nga Gerard Pique

schedule13:22 - 4 Qershor, 2022

schedule 13:22 - 4 Qershor, 2022

Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen. Këngëtarja kolumbiane konfirmoi se nuk është më me futbollistin 35 vjeçar pas një lidhjeje 11 vjeçare. Dyshja, lidhja e të cilëve filloi në vitin 2010, kanë së bashku dy djem, Milanin dhe Sashën.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”, thuhet në deklaratën e publikuar nga agjensia e komunikimit të Shakirës.

Mbaroi! Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen e tyre

Ky lajm vjen pasi mbrojtësi i Barcelonës përflitet se ka tradhtuar këngëtaren me famë botërore. Ditën e sotme, qarkulloi lajmi se këngëtarja është shtruar në spital pas një krize ankthi. Sipas revistës “Hola!”, ngjarja ka ndodhur më 28 maj, por ka qenë vetë këngëtarja që ka sqaruar se çfarë ka ndodhur.

“Djema, marr shumë mesazhe shqetësuese se jam parë në një ambulancë kohët e fundit në Barcelonë. Thjesht ju bëj me dije se këto foto janë të javës së kaluar me 28, kur babai im për fat të keq pësoi një goditje të rëndë dhe e shoqërova në spital ku tani po trajtohet“, shkroi ajo krahas fotos me të atin e plagosur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!