Shakaja e Ramës me liderët europianë, përshëndetje me inteligjencë artificiale

schedule12:45 - 16 Maj, 2025

schedule 12:45 - 16 Maj, 2025

TIRANË- Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane në nisje të punimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian u surprizuan nga një përshëndetje, e krijuar nga inteligjenca artificiale.

Të gjithë liderët flisnin në gjuhën e vendit të tyre, duke shqiptuar fjalët: “Mirë se vini në Shqipëri”.

Në sheshin “Skënderbej” ku është ngritur edhe Shtëpia e Europës, u zhvillua ceremonia e mikpritjes me tapet të kuq e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian, nga kryeministri Edi Rama, i cili është mikpritësi i Samitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!