Shaip Kamberi siguron mandatin si deputet në Kuvendin e Serbisë

schedule22:20 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 22:20 - 17 Dhjetor, 2023

Shaip Kamberi nga lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” ka fituar me shumicë dërrmuese zgjedhjet në Bujanovc dhe Preshevë me 11 454 vota.

Këtë e ka konfirmuar ai për ABC News. Në garë për postin e deputetit ishte edhe Visar Mehmeti nga lista tjetër “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

“Mesazhi është i qartë. Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën dhe jo konfrontim”, theksoi Kamberi.

Deri në mbylljen e votimit në orën 20:00, në Bujanoc votuan 40 për qind, ndërsa në Preshevë mbi 20 për qind.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës garuan në zgjedhjet e sotme serbe me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!