Shahini: Studentët e vitit të parë dhe të dytë, jashtë auditorëve deri në gusht

schedule10:23 - 30 Prill, 2020

schedule 10:23 - 30 Prill, 2020

Ministrja e Arsimit mëngjesin e kësaj të enjte ka theksuar planin për menaxhimin e vijimit të vitit akademik 2019-2020. Shahini në deklaratën e saj për mediat është shprehur se të gjithë studentët që janë në prag diplomimi pritet që të kthehen në auditore në fillim të qershorit dhe provimet e tyre do ti zhvillojnë në korrik dhe javën e parë të gushtit.

Studentët e viteve të para dhe të dyta pritet që vitin akademik ta rinisin në javën e fundit të gushtit dhe deri në fund të qershorit. Ndër të tjera ajo ka theksuar se Universitetet private të cilët janë më parë në lidhje me zhvillimin online mund ta rinisin atë në qershor, por sigurisht duke respektuar të gjithë masat e distancimit social dhe të higjenës për studentët dhe stafin.

Lexo edhe: Mësim në gusht, provimet në tetor: Shahini zbulon si do të veprohet me universitetet

Pjesë nga fjalimi:

“Studentët e viteve të para dhe të ndërmjetme duhet të planifikojnë se deri në fund të gushtin nuk do të jenë në auditore. Pyetjet për konviktet duhet ti drejtoni te stafi i konvikteve.

Elementi i tretë ka të bëjë me mësimin online që vijon deri në fund të planit Ministria duke  u mbështetur në udhëzimet që vijnë studentëve të universiteteve publike ju kemi dërguar një sondazh për të parë sesi ka ecur mësimi onlinë në mënyrë q ëtë organizojmë punën onlinë.  Elementi i katërt i urdhrit tonë ka bërë me vitin akademik do të fillojë në nëntor të vitit 2020. Këto vlejnë për universitet publike. Universitet private janë disa hapa para dhe kanë më pak studentë.

Universitet private janë të detyruara të ndjekin rrregullat për distancimin social dhe atë të dezinfektivit, të gjitha rregullat e ministrisë. Deri më datën 15 maj universitet duhet të detajojnë planin e tyre për kthinin e studentëve në shkolla, atë të distancimit fizik, dezinfektimin dhe numrin e studentëve.

Të dashur studentë të universiteteve publike, shteti paguan për shkollimin tuaj, me paktin për univestietin, është shtuar numri i bursave. Përkundër presionit të madh që rëndon në buxhetin e shtetit, keni vendosiur të mos ndryshojmë asgjë për përfitimet tuaj. Këto benifite që keni fituar nga aktivizmi juaj, nuk do të preken.

Provimet për studentët që diplomohen këtë vit do të zhvillohen në muajin korrik dhe gusht.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!