Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka folur në seancën plenare në Kuvend, për rastin e abuzimit të së miturës nga roja i shkollës.
Shahini gjatë fjalës së saj është ndalur të mënyra e trajtimit të këtyre rasteve duke theksuar se është me rëndësi që të ruhet anonimiteti i personave, por edhe i familjarëve.
Sakaq Shahini u shpreh: Të gjithë abuzuesit kanë qenë persona të afërt të njohur nga fëmijët, ky fakt e bën të vështirë gjetjen e abuzuesit. Gjysma e rasteve janë zbuluar nga shkolla dhe janë denoncuar në organet përkatëse. Shkolla ka identifikuar dhe të gjithë rastet kanë një të përbashkët, pasi janë ngacmuar nga të njohur të tyre.
Por tashmë ekzistojnë vendime të cilat merren menjëherë. Pezullim, hetim i thelluar i gjendjes në shkollë dhe shërbim i menjëhershëm psikosocial. Për raste ku abuzuesi ka qenë në familje apo komunitet janë marrë të gjitha masat. Procedurat janë të qartë, por është e dukshme që ndëshkimet nuk po parandalojnë abuzimet.
Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht në rrugë, punë apo në shkollë. Përkundër fakti që ngacmimi seksual është i dënueshëm dhe se gati gjysma e popullatës janë ngacmuar seksualisht një herë në jetë, kjo bën që raste të tilla të mos raportohen nga gratë.
Secili nga ju keni përgjegjësi individuale të ndryshoni kulturën ë rrjetin tuaj. Strukturat arsimore do të flasin gjithmonë për fenomenit. Organizatat duhet të ndërpresin daljen në media me informacion identifikues. I kemi dërguar Bashkive kriteret që duhet të plotësohen.
Duhet të vendosen gjoba kur shkelen rregullat, kur shpalosen detaje identifikuese për viktimat.
Nxënësit kanë kërkuar mbrojtjen e anonimitet: Ju lutem na mbroni nga Arsyeja pse nuk ka denoncime është sepse kanë frikë se do të raportohen ne media.
Kemi filluar investigim serioz, dhe kemi ndërtuar një platformë, por na duhet mbështetja juaj të ndryshojë këtë sistem. Nëse duam të parandalojmë këto raste secili nga ne të punojë për të ndalur sistemin patriarkal.