Shahini njofton skemën e re: Libra falas për nxënësit e klasave 1-7

schedule11:33 - 19 Gusht, 2020

schedule 11:33 - 19 Gusht, 2020

Ministrja e Arsimit Besa Shani ka njoftuar se me vendim të qeverisë kanë zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas.

Me këtë skemë përfitojnë nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të. Kështu, nxënësit nga klasa e I- rë deri në të 7-ën do të përfitojnë libra falas.

Sipas ministres, në këtë mënyrë ulet barra financiare e familjeve shqiptare, duke kursyer 800 milionë lekë,  ndërsa rritet qasja në arsim e grupeve vulnerabël.

“Kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të. ?

Ulim barrën financiare të familjeve shqiptare;

Rrisim qasjen në arsim të grupeve vulnerabil”, shprehet Shahini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!