“Shah Mat” nga Malorie Blackman vjen në shqip/ Historia e dashurisë mes dy njerëzve me ngjyrë të ndryshme

schedule11:06 - 31 Maj, 2024

schedule 11:06 - 31 Maj, 2024

Përkthyesi Virgjil Muçi, përkthyes dhe shkrimtar i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC Neës, foli për librin e sjellë në shqip “Shah mat”, me autore Malorie Blackman.

Ky libër sjell historinë e dashurisë mes dy njerëzve me ngjyrë të ndryshme, Kallium dhe Sefit, tha Muçi. Më tej ai zbuloi se bëhet fjalë për një sagë familjare mes dy familjeve, një vepër e plotë me një dimension shekspirian.

Nuk kisha dëgjuar as unë për Malorie Blackman. Filloi me “E Bardhe dhe e zeza”, deri sa arriti në “Shah mat”. Malorie Blackman është një shkrimtare e njohur në Britaninë e Madhe. Libri ka 500 faqe, flet për historinë e ndalur të dashurisë mes dy njerëzve me ngjyrë të ndryshme.  Është saga e dy familjeve. Është një vepër dieknsiane që shquhet letërsia britanike, në një dimension shekspirian. Duke qenë ‘racë e përzier’, me një nënë krose dhe një baba qeros, ajo tregohet me gisht. Dashuria mes Kallumit dhe Sefit përfundon tragjike në volumin e parë.”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!