Me firmat e PD dhe votat e PS, Endrit Shabani u zgjodh Avokati i Popullit.
Në seancën në Kuvend, Shabani u zgjodh me 85 vota pro dhe 3 kundër.
82 vota pro ishin nga Partia Socialiste, ndërsa 3 vota nga Partia Social Demokrate.

Endrit Shabani u propozua si kandidat me firmat e PD, por deputetët e opozitës braktisën sallën në momentin e votimit.
Pasi mbështeti me firma 6 kandidatë dhe më pas deklaroi tërheqjen nga nënshkrimet, Partia Demokratike kërkoi në seancë plenare që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës, por kjo u kundërshtua nga mazhoranca./abcnews.al

