Zyrtarisht, Akademia e Shkencave ka një ekzistencë 50-vjeçare. Por fillesat e akademizmit shqiptar, sipas studiuesit Shaban Sinani janë shumë më të hershme.
Rrënjët e akademizmit janë të lidhura me institucionet e kultit, me kolegjet dhe seminaret italo-arbëreshe që në shekullin e XVI. Edhe shqiptimi për nevojën e një akademie shqiptare e bënë personalitete të tillë si Dora D’Istria, Jeronim de Rada e Sami Frashëri.
Studiuesja Evalda Paci e vë theksin tek hulumtimi i arkivave mbi selitë dhe kolegjet e edukimit, pasi aty janë zbuluar edhe dokumentet e hershme të shqipes.
Kjo është veprimtaria e parë që organizohet nga njësia e re e kërkim-studimit, për arbëreshët e cila drejtohet nga Francesco Altimari ka për qëllim hapjen e një debati shkencor nga Akademia e Shkencave bashkë me kolegët arbëreshë për një rivlerësim të shekullit të 17-të dhe të 18-të, të cilët janë quajtur “shekuj të heshtjes” apo “të errët”, ndërkohë që ata kanë qenë shekujt pararendës të Rilindjes Kombëtare. /abcnews.al/