Milani i Sergio Conceiçao-s është gati për përballjen kundër Feyenoord-in në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampioneve, i cili vlen një vend në të 16-at e kompeticionit.
Ndaj holandezëve, të cilët ndryshuan trajnerin dy ditë përpara sfidës, portugezi pritet që të mbështetet edhe një herë te treshja Pulisic, Joao Felix dhe Leao në sulm, të cilët pas do të kenë Gimenez, edhe pse tekniku preferoi të ishte diskret sa i përket lojtarëve që do të hedhë në fushë.
“Është një ndeshje e veçantë për të gjithë! Kemi një sfidë të rëndësishme përpara. Jemi këtu për shkak të gabimeve tona. Ne e marrim këtë përgjegjësi dhe duam të fitojmë! Të luash në fushën e Feyenoord është e vështirë! Ndryshimi i stafit krijon motivime të ndryshme në grup. Është sfidë në Champions, historikisht e vështirë për t’u luajtur.”, tha Conceiçao në konferencën për shtyp përpara sfidës.
Në mbrëmjen e së mërkurës, Club Brugge do të presë Atalantën, me trajnerin Nicky Hayen që vlerësoi bergamaskët, si ekip që ka cilësi dhe të aftë të shënojë gola.
Sfida e parë play-of e Ligës së Kampineve do të jetë në Gllasgou për Bajernin, që do të ndeshet me vendasit e Celtic. Skuadra është e përqendruar për këtë ndeshje të vështirë ndaj skocezëve.
Përballja e katërt në mbrëmjen e së mërkurës do të jetë Monako-Benfika, që do të luhet në “Stade Louis”./abcnews.al