Sfidat në nivel ndërkombëtar, Vuçiç takohet me ambasadorin kinez: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

schedule16:23 - 12 Prill, 2024

schedule 16:23 - 12 Prill, 2024

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar bisedime me ambasadorin kinez, Li Ming, ku në fokus qëndruan sfidat që e presin Serbinë në planin ndërkombëtar në të ardhmen.

“Jam takuar me ambasadorin e Kinës dhe kërkova mbështetjen e Kinës në luftën për të vërtetën. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e vendosur dhe të palëkundur të Kinës për vendin tonë në forumet globale. Serbia vlerëson partneritetin parimor dhe miqësor që është demonstruar sidomos në momentet më të vështira për popullin dhe për vendin tonë”, ka shkruar Vuçiç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!