Sfidat ndaj Parmës dhe Brescias, mungesë e rëndësishme te Interi!

schedule16:47 - 24 Tetor, 2019

schedule 16:47 - 24 Tetor, 2019

Stefano Sensi nuk do të jetë i gatshëm për Interin në ndeshjen kundër Parmës këtë fundjavë. Kështu raporton Gazzetta Dello Sport, e cila shkruan se mesfushori italian ende nuk është rikuperuar nga ai dëmtim në sfidën kundër Juventusit disa javë më parë (1-2).

Sensi i ka munguar Interit në dy ndeshjet e fundit, atë kundër Sassuolos në kampionat, si dhe sfidën e mbrëmshme nda Dortmund, e vlefshme për UEFA Champions League.

Përveç mungesës së tij ndaj Parmës, që renditet e teta në Serie A, Sensi me shumë gjasa do të humbasë dhe sfidën e së martës ndaj Brescias, po ashtu e vlefshme për Serie A.

24-vjeçari iu bashkua Interit këtë verë nga skuadra e Sassuolos, me formulën e huazimit për një vit me opsion blerje në verë. Paraqitjet e tij këtë sezon kanë qenë të shkëlqyera për zikaltërit, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar katër herë në nëntë ndeshje./abcnews.al