Kombëtarja shqiptare nis nga e hëna përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Çekisë më 12 tetor, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ dhe ndaj Bullgarisë, miqësore e planifikuar për t’u luajtur më 17 tetor.
Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna do të nisin të stërviten në ambientet e ‘Shtëpisë e Futbollit’. Grupi pritet të kompletohet të hënën në mesditë pasi të gjithë lojtarët e ftuar të kenë përfunduar impenjimet me klubet respektive.
Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto ndeshje të rëndësishme. Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.
E hënë, 9 tetor 2023
- Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 12:15
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 10 tetor 2023
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 11 tetor 2023
- Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin ‘Air Albania’,ora 18:15.
- Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’, ora 19:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 12 tetor 2023
- SHQIPËRI – ÇEKI, ORA 20:45, në stadiumin ‘Air Albania’, Tiranë.
E premte, 13 tetor 2023
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 14 tetor 2023
- Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 12:14.
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E diel, 15 tetor 2023
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E hënë, 16 tetor 2023
- Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin ‘Air Albania’, TBC
- Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’, TBC
E martë, 17 tetor 2023
- SHQIPËRI – BULLGARI, ORA 18:00, në stadiumin ‘Air Albania’, Tiranë. /FSHF