Sfidat me Malin e Zi dhe Lihtenshtejnin/ Shqipëria U-21 vijon përgatitjet, trajneri Bushi fton Klevi Qefalinë

schedule11:19 - 4 Qershor, 2024

schedule 11:19 - 4 Qershor, 2024

Shqipëria U-21 po përgatitet në kuadër të sfidës kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Malit të Zi dhe miqësores me Lihtenshtejnin.

Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që me grupin të bashkohet edhe Klevi Qefalija, i cili do të zëvendësojë mesfushorin e Lokomotiva Zagreb, Feta Fetai, që u largua nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi.

Grupi ka kryer stërvitje intensive nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë. Ditën e nesërme ekipi do të udhëtojë drejt Podgoricës, aty ku do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena”.

Ndeshja miqësore me Lihtenshtejnin do të zhvillohet më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!