Sfidat me Finlandën dhe Zvicrën / Shqipëria U-21 përgatitet në stadiumin “Air Albania”

schedule08:36 - 21 Mars, 2024

schedule 08:36 - 21 Mars, 2024

Kombëtarja U-21 ka kryer seancën e radhës stërvitore në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për “Euro 2025”, ndaj Finlandës (22 mars, stadiumi “Air Albania” ora 17:00) dhe Zvicrës (26 mars, stadiumi “Air Albania” ora 17:00).

Shqipëria U-21 u stërvit ditën e mërkurë në stadiumin “Air Albania” aty ku do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e radhës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve ishte i plotë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi. Të gjithë futbollistët gëzojnë formë të mirë dhe nuk kanë probleme fizike.

Kombëtarja U-21 do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë ditën e nesërme dhe të premten do të luhet takimi ndaj Finlandës U-21 në stadiumin “Air Albania”, ora 17:00. Më pas, Shpresat do të nisë përgatitjet për ndeshjen ndaj Zvicrës U-21, që do të luhet sërish në “Air Albania”.

Kombëtarja U-21 ndodhet në grupin E së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Finlandën, Malin e zi dhe Armeninë. Deri më tani Shqipëria U-21 ka luajur pesë takime dhe ka grumbulluar nëntë pikë.

Kuqezinjtë renditet në vendin e tretë dhe dy ndeshjet e radhës që do të luhen në “Air Albania” janë shumë të rëndësishme për ecurinë e kuqezinjve, që kërkojnë mbështetjen e tifozëve nga shkallët e stadiumin. Hyrja në stadiumin “Air Albania” në të dyja ndeshjet e Shqipërisë U-21 do të jetë falas/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!