Sfidat e njerëzimit me Covid, studimi i parë në botë nis në Britani pas një muaji

schedule14:37 - 17 Shkurt, 2021

schedule 14:37 - 17 Shkurt, 2021

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka nënshkruar një kontratë për studimet e para të sfidave njerëzore me koronavirusin e ri, në të cilin vullnetarë të shëndetshëm infektohen qëllimisht me virusin në një mjedis të kontrolluar, dhe disa prej tyre injektohen me një vaksinë eksperimentale.

Gjatë këtij studimi, deri në 90 vullnetarë të moshës 18-30 vjeç do të ekspozohen ndaj Covid-19, për të kuptuar se si virusi prek njerëzit, ​​duke shtuar se studimi do të luajë një rol kyç në zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve efektive Covid-19.

Për çfarë bën fjalë ky studim? Në provat klinike të Fazës 3, dhjetëra mijëra vullnetarë janë injektuar me një vaksinë eksperimentale  dhe  pas kësaj ata kanë vazhduar jetën normalisht.

Sipas studiuesve këto të dhëna janë më efikase pasi kërkojnë më pak vullnetarë dhe sigurisht  të dhënat shkencore do të jenë gati në një periudhë më të shkurtër. Kritikët nga ana tjetër  shqetësohen për ekspozimin e njerëzve ndaj një virusi për të cilin nuk ka trajtim të sigurt.

Sapo të përfundojë studimi, hVIVO do të jetë gati për testimin e  tre kandidatëve për vaksina, siç përcaktohet nga Taskforca e Vaksinave e udhëhequr nga qeveria e MB.

Ata kandidatë mund të jenë vaksina që nuk kanë përfunduar ende provat e Fazës 3. Provat e sfidave njerëzore nuk janë asgjë e re dhe janë kryer për sëmundje të tilla si:kolera, tifo, malaria dhe madje edhe për gripin.

Por ndryshe nga ato sëmundje, ende nuk ka një trajtim plotësisht efektiv për Covid-19, nëse vaksina eksperimentale dështon.

Dr. Johnson tha se ekziston mundësia për një studim rreth koronavirusit,  për shkak të performancës premtuese të trajtimeve si remdesivir dhe deksametazon. Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit zbuloi se remdesivir nuk shpëton jetën e pacientëve Covid-19, ose i ndihmon ata të shërohen më shpejt.

Rikujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ka arritur objektivin e saj për të injektuar me një dozë  15 milion njerëz deri në mes të shkurtit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!